BallinaPolitikeBasha: Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë fuqizon sipërmarrjen dhe rrit mirëqenien, ja...

Basha: Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë fuqizon sipërmarrjen dhe rrit mirëqenien, ja dy hapat e para…

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Drejtë” në Ora News foli për disa nga pikat e programit për ndryshimin e sistemit politik dhe ekonomik në Shqipëri. Basha tha se vetingu në politikë, heqjen e imunitetit të politikanëve dhe represioni ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë hapat e parë.

Ai gjithashtu tha se thjeshtimi i sistemit administrativ dhe uljen e taksave, me fokus te taksa 9%, do ta bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon. Basha u shpreh se duhet të rritet transparenca dhe të ndalohen shpërdorimet e fondeve, pasi sipas tij vitin e kaluar janë shpenzuar 7.2 miliardë euro pa dhënë llogari.

“Hapat janë të qartë, represion ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, vetingu në politikë, heqja e imunitetit të politikanëve, hapi i parë. Hapi i dytë çpushtetzim i atyre që e kanë sjell me politikat e tyre çështjen këtu. Çfarë do të thotë çpushtetzim? Heqje, apo minimizim i diskrecionit, i vendimmarrjes përmes thjeshtimit sistemit të liçencave, të lejeve, të 100 mijë burokracirave që kërkojnë çdo qytetarë dhe sipërmarrja dhe ulja e taksave e cila ka dy role, rolin ekonomik dhe stimulimin e ekonomisë. Dhe rolin tjetër që u heq këtyre mundësinë, që këtë vit që mbyllën kanë harxhuar 7.2 miliardë euro dhe nuk japin dot llogari se çfarë kanë bërë me 7.2 miliardë euro kanë harxhuar, dy herë më shumë se në 2013-ën. Dhe nuk japin dot llogari çfarë kanë bërë me këto para.

Thjeshtimi i sistemit administrativ, heqje e licencave, derregullim, ulja e taksave me taksën 9%. Pse 9%? Jo se është teka ime, meqë e ka pasur Berisha 10 dhe e do Basha 9, siç bën shaka ai që e ka mendjen vetëm të tallet me mizerjen që ka mbjellur në Shqipëri. Por sepse 9 e kanë vendet e tjera të rajonit dhe minimumi ne duhet të jemi kompetitiv brenda rajonit. Dhe padiskutim që ata që mendojnë që politika është një strofull për t’u mbrojtur nga gjynahet apo për të krijuar imunitet ndaj drejtësisë, ta mendojnë dy herë, sepse me vettingun në politikë jo vetëm që nuk ju ndodh kjo, por duhet të japin llogari një më një për gjithçka që kanë bërë gjithë jetën e tyre” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular