BallinaAktualitet“Mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK”/ Ambasada holandeze në Tiranë: Mbetemi të...

“Mbështesim punën e jashtëzakonshme të SPAK”/ Ambasada holandeze në Tiranë: Mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë

spot_img

Ambasada e Holandës në Tiranë ka njoftuar do të vazhdojë të mbështetë SPAK-un, në përpjekjen e saj për të forcuar shtetin e të drejtës.

Në një postim në Facebook, ambasada nënvizon se ka nisur një projekt të dytë të zbatuar nga CILC, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes për hetimet financiare.

Ky projekt do të kontribuojë në plotësimin e praktikave të vendosura tashmë nga SPAK.

Ambasada vlerëson punën e jashtëzakonshme të SPAK dhe shprehu dëshirën për të forcuar më shumë partneritetin, duke mbështetur këto projekte me rëndësi.

Postimi i plotë i ambasadës holandeze:

Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, ka kënaqësinë të vazhdojë të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor. Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë – të zbatuar nga CILC – i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK. Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular