BallinaAktualitetPërcillet në banesën e fundit Baba Hekurani, qindra bektashinj marrin pjesë në...

Përcillet në banesën e fundit Baba Hekurani, qindra bektashinj marrin pjesë në ceremoninë e varrimit

spot_img

U përcoll sot për në banesën e fundit Baba Hekurani, kleriku bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet, duke lënë pas një trashëgimi shpirtërore dhe fetare të çmuar.=

Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, duke dëshmuar respektin dhe dashurinë për veprën e tij.

Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, mes tyre ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe kryebashkiakë të qarkut Gjirokastër. Atmosfera e solemnitetit dhe nderimit pasqyroi ndikimin e madh që Baba Hekurani pati në jetën fetare dhe shoqërore të komunitetit.

Me ndarjen e tij nga jeta, bektashizmi humbi një figurë të rëndësishme, por vepra dhe përkushtimi i tij do të mbeten të paharrueshme në zemrat e besimtarëve.

VARRIMI I BABA HEKURANIT
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular