Nga MARASH MIRASHI
Tirana e fundit të viteve tetedhjetë. Mes një uniformiteti vrastar të panoramës kryeqytetase, nuk degjohet ne ajër as kambanore e as namaz, te paktën si simbole të besimit njerezor. Në këtë atmosferë përzhitëse, nje djale ri i dashuruar, pedalo një biçiklete rrugeve te kryeqytetit shqiptar ku pa e kuptuar as vete, zilja e kësaj
biçiklete bëhet këmbana e një kohe të shurdhër. Ai pedalon dhe i bie ziles si simbolikë e një idealizmi që më vonë do të sendërtohej në një vepër letrare, në romanin “Rënia”. Gjatë kohës që une po e lexoja këtë libër mbi qelqin teknologjik të nje laptopi, më bëhej se dëgjoja dy tingëllima, atë të unazës së kthyer brutalisht, që pasi përshkon të gjithë shkallaret e një pallati të kohës së komunizmit, pushon në katin e parë të tij, si dhe zilen e biçikletës që bie e bie papushim. Një unazë që rrokulliset dhe një pedalim drejt një rrethi vicioz të fundit të absurdit komunist dhe
një zile që nëse e marrim të mirqenë, mund të konsiderohet edhe si njësia matëse e intensitetit emocional që romani “Rënia” na e dhuron gjatë leximit të tij, duke marrë njëherësh një kënaqesi estetike, çka është edhe qëllimi i artrit të të shkruarit, gjithmonë nëse ka një qëllim përse në shkruajmë, apo shkrimi është thjesht nënvetëdia jonë, apo rrathët e imagjinatës janë gjithçka që vetë lëxuesi e percepton si një formë të artit. Dua të nënvizoj se teksti i Shefqet Mekos, në romanin me titull mjaft intrigues “Rënia” pas nje konsultimi plot ethe deri në futjen në shtyp, na provon padyshim, variantin e dytë, pasi kemi të bëjmë me një vepër letrare të shkruar me art dhe imagjinatë. Autori ka mundur t’ia dalë në pamje të parë lehtësisht, pasi libri lexohet rrjedhshëm, por në një pikëpamje të dytë, autori ka patur një betëje të madhe e të veshtirë me veten, pasi është pikërisht ai që pedalonte biçikletën rrugëve të Tiranës dhe mbante varur në gjoks për shumë kohë
unazën-medaljonin e tij fatkeq që siç e shohim në mbyllje të romanit, përfundon në fundin e detit për tu shndërruar në koralin e kujtesës së hidhur, teksa ka marrë me vete në tragjizmin e saj, të gjitha brengat që një dashuri e papërfunduar do të mund t’i dhuronte ëndrrave të një djali të ri që bëhet dëshmitar një sistemi që vret gjithcka për të mbijetuar vetë. Parë në këtë prizëm, Maks Prifti, alias Shefqet Meko, është një protagonist elitar i përpjekjeve për ta diagmostikuar e pse jo edhe për ta shëndoshur sistemin nga brenda, e nga ana tjetër eshtë dëshmitar i një zhgalitjeje që po e çonte gjithçka në rënie. Dua të them se unë e kam parë me sytë e mi biçikletën dhe e kam dëgjuar zilen e saj për ta transkriptuar atë si një këmbanë. Romani rënia që nga faqja e parë e deri tek ajo e fundit është njëra prej dëshmive letrare që në një këndvështrim stilistik gazetari, i vjen sot lexuesit si pjëse e pazëllit ende të paplotësuar në letërsinë shqipe, ndonëse kemi disa vepra letrare që e evokojnë këtë periudhë gri të shqipërisë. Prandaj edhe romani i mikut tonë Meko, ështe i një rëndësie të veçantë, si një kontribut i
vetedijes letrare të tij. Njoh me detaje disa nga realitetet e sendërtuara në letërsi të këtij romani. Një qytezë e bukurr studentore plot ëndrra dhe një Tiranë zyrtare që nuk ua kish ngenë ëndërrave. Njoh një pjesë të mirë të persanazheve kryesore, dytesore apo periferike të ketij romani, diku shoh veten time, idealizmin dhe rebelizmin tim dhe të lolegut Meko, përballë një muri prej gome, ku sa herë e grisheshim ta godisnim, ktheheshim sërish pas, në pozicionin fillestar, të gatshëm për të sulmuar përseri, fatin tonë prej gome.
Autori i romanit “Rënia”, një gazetar i njohur i para dhe i pas viteve nëntedhjetë, madje kryeredaktor i një gazete studentësh, ia ka arritur që përvojat e tij jetësore në këtë periudhe të bukur por dhe delikate të jetës, ti sjellë jo thjesht si një dëshmi autentike të kohës, por si dëshmi e artit të të shkruarit, duke i dhënë vetë librit karakterin e nje romani sa autobiografik po aq edhe karakterin e një romani historik. Lehtësia me të cilën Shefqeti ka operuar me ngjarjet, gjeografinë dhe personazhet, të forcojnë bindjen se pas dy romaneve të suksesshem “Saga përtej Atlantikut” dhe
“Viza Amerikane”, nuk kish sesi romani “Rënia” të mos ishte një kapërcim i këtyre librave të mëparshëm, duke shënuar një tjetër cak në letersinë që autori bën personalisht, por dhe ne nje tjetër rrafsh më të gjëre, në atë të letërsisë bashkëkohore shqipe. Profesioni i gazetarit, ashtu siç na ka mësuar eksperienca e letersisë boterore dhe asaj shqiptare ka qenë edhe asi nën mëngë i këtij autori, për
tu shfaqur në konturet artit të të rrefyerit, krejt i veçantë dhe me nje sfond estetik lehtësisht të dallueshëm. Zoti Meko i dashuron personazhet e tij. Si një piktor që është duke realizuar porterte, ai distancohet nga ata dhe i sheh disi në largësi, duke u
vënë emrat qe i meritojnë, karakteret që ata përfaqësojnë dhe historinë në të cilën vërtitet jeta e tyre. Ka respekt për personazhet, pasi eshte duke bërë letërsi, ndonëse shumicën e personazheve i njeh mirë, për shkak të punës që ka kryer, por i jep hakun secilit, pavarësisht nëse ata janë të pafytyrë, intrigantë dhe të pabesë, groteskë, cinikë servilë, komunistë apo idealistë ata janë personazhe të një romani që në fund të fundit ndërtojnë historinë që autori ka marrë përsipër të na e rrëfeje. Linjat e këtij
romani, falë eksperiencës me dy romanet paraardhës, ruhen më së miri. Ngjarjet që zhvillohen paralel apo në vijimësi, në një rrafshin e një rrjedhe logjike, kanë gjithmonë një mesazh, kanë gjithmonë një fund dhe për më tepër, i japin mundësi lexuesit që përmes imagjinatës së tij të bëjë kërkime apo të përfytyrojë edhe më tepër se çfarë autori na ka thënë. Kjo besoj se eshte edhe çelësi i suksesit të ketij teksti që nuk anashkalon përshkrimet brilante të të gjitha situatave që ndodhin, qoftë lidhur me Maks Priftin, por dhe me vetë shoqërinë e atrofizuar të kohës. Kam parasysh këtu, ngjarjet e ambasadave, e më vonë edhe mitingjet e asaj që ne e
quajme demokraci, që në roman na vjen ironikisht si një gotesk i një klase shoqërore e politike që të gjitha privilegjet e pamerituara i shndërron në hirin që tenton të verbojë t’ua hedhe syve turmës së uritur për progres në sheshin ‘SkenderbeJ”. Një turmë të cilës Maks prifti i ikën në mënyrë të lemerishme, duke na kumtuar se liria individuale është me e çmuar, pasi “liri e demokraci për të gjithë
popullin”, nuk është as më pak e as më shume sesa një farsë që tenton të mbajë në pushtet ata, të perjetshmit, dhunuesit e shpirtit njerëzor, te cilet vërtetë ndërrojnë kostumet dhe retorikat, duke mbetur po ata te dikurshmit që frymëzuan djaloshin me biçikletë, ta shnderrojë deshminë e tij në një roman befasues. “Renia”. Pyetja që behet eshte: Çfarë ka rënë të vertetë? Pergjigja mund të merret vetëm përmes leximit, duke u perpjekur të dëgjojme lajtmotivin e pedalimit me bicikletë rrugeve të Tiranës ku tingellimën e ziles dhe rrokullimen e unazes, vijnë si këmbane e një fati të trishtë të shoqerisë shqiptare.
Urime Shefqet dhe faleminderit qe na keni sjellë nje veper kaq të bukur që i bën nder bibloiotekës shqipe!