Më 6 shkurt 2025, u zhvillua tryeza e diskutimit me temë “Kreditimi i sektorit bujqësor: identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres cilësor në kreditimin e sektorit bujqësor”, organizuar nga Banka e Shqipërisë. Takimi, mblodhi përfaqësues të lartë nga sektori bankar, qeveria dhe biznesi, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e financimit të sektorit bujqësor.
Diskutimi u hap me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Zj. Anila Denaj, Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama. Pas fjalimeve hyrëse, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin mendime dhe të propozonin mekanizma konkretë për të nxitur një qasje më të strukturuar dhe efikase ndaj kreditimit të sektorit bujqësor.
Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), z. Bledar Shella, theksoi rolin e sektorit bankar në lehtësimin e aksesit në financim për fermerët dhe bizneset e vogla bujqësore. Ai njohu të pranishmit me situatën aktuale të kreditimit dhe vështirësitë me të cilat përballet bujqësia në qasjen ndaj financimit. Faktorë si informaliteti, parcelizimi i tokës, mungesa e garancive dhe sigurimeve vijojnë të jenë pengesa kryesore për bankat në zgjerimin e huadhënies në këtë sektor. Një hap pozitiv në këtë drejtim është instrumenti i ri i financimit miratuar nga Banka e Shqipërisë, të cilin bankat e mbështesin dhe do ta integrojnë në punën e tyre. Për të rritur efektivitetin e këtij instrumenti, z. Shella sugjeroi kombinimin me garanci shtetërore.
AAB mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të rritur kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.
AAB mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të rritur kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri.
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/DSC00506-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0236-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0282-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0288-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0422-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0627-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0643-320x202.jpg)
![](https://aab.al/wp-content/uploads/2025/02/EB5D0653-320x202.jpg)