BallinaPolitike“Sipas kryeministrit, kush nuk vjedh është i paaftë”, Basha i përgjigjet Ramës:...

“Sipas kryeministrit, kush nuk vjedh është i paaftë”, Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana nuk kishte vjedhje me inceneratorë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke u shprehur se sipas kryeministrit, kush nuk vjedh është i paaftë.

Në një postim në facebook, Basha thekson se në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, nuk kishte projekte korruptive, por investime reale për qytetin dhe qytetarët. Sipas tij, nuk kishte kulla për pastrim parash apo afera të dyshimta, por projekte për rrugë, shkolla, çerdhe dhe një Tiranë më të pastër.

Basha më tej shprehet se Rama është kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin dhe për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sipas Edi Ramës, kush nuk vjedh është i paaftë. Nëse s’ke vjedhur, s’ke bërë asgjë sipas Ramës.

E vërteta është se, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur 5D, por ka nisur ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës.
Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.
Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.
Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta.

Kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin, për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, nuk e kupton se:

Është më mirë një tortë për gëzim, apo burg për t’i marrë pronën për kullat ku pastrohen paratë e krimit?
Më mirë siguri përmes NATO-s, apo t’ia dorëzosh qeverinë krimit?
Më mirë t’u japësh qytetarëve lëvizjen e lirë, apo t’i përzësh sepse nuk ia dalin të mbyllin muajin në Shqipëri?
Më mirë t’u japësh rrugë me standarde europiane, apo t’i vjedhësh duke i detyruar të paguajnë taksën e korrupsionit?

“Sipas kryeministrit, kush nuk vjedh është i paaftë”,
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular