BallinaAktualitet“Të të vijë turp, nuk ka bir nëne të…”/ Përplasje me tone...

“Të të vijë turp, nuk ka bir nëne të…”/ Përplasje me tone të ashpra mes Shehajt dhe Lapajt: Po ti si i bëre 300 mln xhiro?

spot_img

Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”.

Dy kandidatët në zgjedhjet e 11 majit, janë vënë përballë në studio për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin.

Me tone të ashpra, Lapaj deklaroi se kjo çështje do dërgohet në gjykatë dhe familjarët e tij duhen lënë jashtë kësaj çështjeje, ndërsa Shehaj tha se ky është justifikim që përdorin të gjithë personat e përfshirë në korrupsion.

Pjesë nga debati mes tyre

Lapaj: Nuk ka bir nëne të bëj politikë në emrin tim! T’i vij turp që merret me familjarët e mi. Të shkojë në SPAK e gjykatë. Ai zotëri do dënohet dhe unë nuk dorëzohem. S’ja ka borxh familja ime dhe as unë.

Shehaj: Si Adriatiku kanë folur…

Lapaj: Adriatiku s’ka pasur asnjë ditë pushtet. Kam 14 vite luftoj sistemin. Si i ke bërë 300 mln xhiro ti në një vend të vogël

Shehaj: Po më bën për të qeshur

Lapaj: Kam bërë shkollën unë si avokat

Shehaj: Në këto 34 vite të gjithë ata që kanë dalë blof me fakte kanë bërë të njëjtin teatër kanë dalë nëpër studio dhe kanë bërë engjëllin

Lapaj: S’më bën dot mua si ata, ti hyrë në politike dhe nuk të njihte njeri. Ramës po i bën nder më të madh që po bën debat shterp lufta do ishte me Edi Ramën.

Shehaj: Kemi dëgjuar të njëjtin teatër. Ata që janë përfshirë në skandale, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, askush nuk ka thënë ‘ok’ po kërkoj ndjesë dhe largohet. Këta thonë çfarë problemi ka që mora tenderin. Çështja është, në momentin që ke qenë në marrëveshje financiare me krimin, nuk mund të kandidosh, më votoni mua të luftoj krimin. Nëse ti je në të njëjtat kushte që janë të tjerët, Shqipëri krim korrupsion ka pa fund. Ky thotë më votoni mua

Lapaj: Ti e ke luftën më mua zotëri, unë e kam me Ramën

Shehaj: Ky është i vetmi rast në Shqipëri që sipas Adriatikut ka qenë çdo gjë perfektë dhe e drejtë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular