Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, në Gjirokastër.
Policia bën me dije se një autoambulancë është përplasur me një tjetër automjet, ku ka mbetur e dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë, shtetasja me iniciale V.K.
Sipas informacioneve paraprake, pacientja është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
![Screenshot 2025-02-07 180610](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-180610.jpg)
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.
Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.