Nikolaos De Gres, djali i ish-mbretit Kostandin të Greqisë dhe Chryssi Vardinoyannis martohen sot në një ceremoni tejet private dhe të vogël në Athinë, krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta quajmë dasmë mbretërore.
Sipas mediave greke, vetëm 45 të ftuar do të jenë të pranishëm në kishën ku do të kryhet ceremonia, në Agios Nikolaos Ragavas, e cila është një nga kishat më të vjetra dhe më historike në Athinë.
Në ceremoni do të jenë të pranishëm familjet e tyre dhe disa miq shumë të afërt, ndërsa përveç tezeve të dhëndrit, princeshave Sofia dhe Irene dhe vëllezërve të tij, priten vetëm disa mbretër të rangut të lartë nga Evropa, diçka krejtësisht e kundërt me morinë atyre që morën pjesë në dasmën e motrës së tij, Teodorës.
Kurora që do të përdoret në ceremoni janë ndoshta elementi më mbretëror i ceremonisë, në të cilën George Vardinoyannis, babai i nuses, do të shkëmbejë unazat e martesës dhe vëllai i dhëndrit do të shkëmbejë kurorat.
Ceremonia do të zhvillohet pasditen e sotme nën masa të rrepta sigurie, pasi çifti nuk dëshiron shumë publicitet, duke dashur të anashkalojë zhurmën e shkaktuar fillimisht nga zbulimi i lidhjes së tyre dhe më pas njoftimi zyrtar nga ish-familja mbretërore për martesën e tyre.
Ajo që ka bërë përshtypje të veçantë dhe është komentuar, është në mënyra se deri sot pasdite asnjë nga të ftuarit në dasmë nuk e dinte se ku do të bëhej dasma.
Protothema shkruan se ata do të njoftohen me telefon dhe sipas informacioneve, nuk do t’u dërgohet SMS, por do të marrin një telefonatë, një shembull tjetër i privatësisë me të cilën çifti i porsamartuar dëshiron të rrethojë ngjarjen.