BallinaAktualitetSantorini dridhet sërish, dy lëkundje me magnitudë 3.9 ndihen në ishull pak...

Santorini dridhet sërish, dy lëkundje me magnitudë 3.9 ndihen në ishull pak minuta para vizitës së kryeministrit Mitsotakis

spot_img

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Santorini, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, në atë që zyrtarët e kanë quajtur “një shenjë solidariteti” për ishullin e goditur nga tërmeti.

Lideri i qendrës së djathtë e nisi vizitën – të parën që nga shprehja e shqetësimit nga sizmologët për rritjen e aktivitetit sizmik intensiv – duke inspektuar njësinë e lëvizshme të operacioneve të dërguar nga brigada e zjarrfikësve. Më pas ai ndaloi në spitalin e ishullit dhe vizitoi forcat speciale.

“Jam në Santorini për të mbikëqyrur gatishmërinë e mekanizmit shtetëror [të ngritur për t’u përballur] me fenomenin gjeologjik aktiv që po zhvillohet… Dua t’i siguroj banorët e Santorinit dhe ishujve të tjerë se shteti është në krahun e tyre. Është më mirë të jemi të përgatitur,” tha Mitsotakis.

Mijëra lëkundje nënujorë kanë tronditur ishullin që nga fundjava, me dy tërmete – me magnitudë 3.8 dhe 3.9 në shkallën Rihter – që goditën brenda dhjetë minutash, pak para se Mitsotakis dhe ekipi i tij të uleshin në ishull.

Një tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 4.8, tronditi Santorinin më herët në mëngjes, duke shkaktuar rrëshqitje të tjera gurësh.

Rreth 12,000 persona – banorë, turistë dhe punëtorë – janë larguar nga ishulli duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të shpëtuar.

Autoritetet greke shpallën gjendjen e emergjencës në Santorini të enjten mbrëma, me kërkesë të kryebashkiakut të ishullit.

“Departamentet e zjarrfikësve, policia, roja bregdetare, forcat e armatosura dhe shërbimet e urgjencës mjekësore kanë shtuar menjëherë në Santorini dhe ishujt përreth personel shtesë dhe pajisje të specializuara,” tha zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, për gazetarët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular