Shqipëria do të mikpresë finalen e Kampionatit Europian të U-21 në vitin 2027.
Ndërsa uron ditë të mbarë përmes videos, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria u përzgjodh nga UEFA si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027.
“MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.