BallinaPolitikeThirrje e PD Vlorë për pjesëmarrjen në protestën e 8 shkurtit: Ora...

Thirrje e PD Vlorë për pjesëmarrjen në protestën e 8 shkurtit: Ora 17:00, përballë Kryeministrisë të kthyer në “SELI TURPI E KORRUPSIONI”

spot_img

Thirrje e Partisë Demokratike Vlorë për pjesëmarrjen në Protestën e 8 Shkurtit, nga Sekretari Funksional për Marrëdhënien me Publikun z.Rezenbrik Serjani:

Të nderuar qytetarë e qytetare vlonjatë,

Qindra mijëra euro të dala nga djersa dhe gjaku i qytetarëve shqiptarë shpërdorohen në mënyrë përsëritëse nga vetë kryeministri-tiran, me një arrogancë që tall dhe nëpërkëmb sakrificat e çdo shqiptari.

Shishet e verës mijëra euro, seancat detoks në hotele luksoze dhe udhëtimet me charter privat që arrijnë çmime stratosferike ishin disa nga akuzat e shumta të ish numrit dy te qeverisjes Arben Ahmetaj, të cilat kishin protagonist vetëm një emër: Edi Ramën!

Shfrenimi i luksit të pushtetit i bën karshillëk pensionistëve që nuk blejnë dot ilaçet, studentëve e të rinjve të cilëve ju është vrarë çdo shpresë për të ardhmen , familjeve që me zor mbyllin muajin, fëmijëve të kequshqyer në një vend ku sakrificat e punës së prindërve nuk mjaftojnë.

Sekti Rama përfqëson sot një tufë hienash që rrëmbejnë çfarë gjejnë, duke gllabëruar çdo copëz Shqipërie e vrarë çdo shpresë shqiptarësh.

Kjo qeveri nuk meriton të falet !

Popuj të tjerë përreth nesh, të rinj dhe të reja në shtete rreth nesh, nuk kanë patur motive për të mbushur rrugët më shumë se ne.

Është detyra jonë, e të rinjve, të rejave, e çdo shqiptari e qytetari të këtij vendi që për 12 vite ju është marrë e nëpërkëmbur gjithçka, të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësisë duke protestuar kundër Autokratit Rama.

Vëllazërisht ftoj çdo të ri e të re, e më tej çdokënd që e ndjen veten të fyer, të përçmuar, të tradhtuar, të nëpërkëmbur nga klani në krye të vendit, t’i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje në protestën e 8 shkurtit, ora 17:00, përballë Kryeministrisë të kthyer në “SELI TURPI E KORRUPSIONI”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular