BallinaEkonomiUlja e çmimit më 1 shkurt, OSHEE: Masa shtesë për faturim korrekt,...

Ulja e çmimit më 1 shkurt, OSHEE: Masa shtesë për faturim korrekt, hapen 120 vende vakante për lexues

spot_img

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi zhvilluan një takim me lexuesit e matjes së energjisë elektrike në terren, për të diskutuar planin teknik e administrativ që do të zbatohet me aplikimin e skemës së re të faturimit nga data 1 shkurt.

Një nga masat kryesore që ka ndërmarrë OSHEE Group për garantimin e leximit korrekt, është shtimi me 120 lexues të rinj, duke e çuar në 1000 numrin e punonjësve të leximit të energjisë elektrike në terren.

“Kemi një trupë të konsiderueshme prej 870 punonjësish. Kësaj trupe do t’i shtohen edhe 120 punonjës të rinj, pasi nga 1 shkurti OSHEE do të aplikojë një çmim të ri, 10,5% më të ulët për më shumë se 1 milion abonentë familjarë, që përbëjnë 95% të numrit total të abonentëve. Nuk duhet të ketë vonesa, pasi do të dëmtohej abonenti, duke kaluar masën 700 kilovat-orë dhe nuk do të mund të përfitonte çmimin e ulur të energjisë”, deklaroi zv/kryeministrja.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi theksoi se leximi është ndër elementet kryesore gjatë këtij procesi, me qëllim që qytearët të mos kenë shqetësime të tepërta.

“Ulja e çmimit të energjisë elektrike është një lajm që ne si kompani na bën krenar për rezultatet e arritura gjatë 2024-s, ku një prej treguesve është reduktimi i ankesave të abonentëve me 30 përqind, në krahasim me vitin 2023.

Leximi është ndër elementet kryesore të skemës së re të faturimit. Që nga dita e sotme është hapur aplikimi në faqen e oshee.al për 120 lexues të rinj dhe kërkohet që aplikanti të ketë përfunduar shkollën e mesme, si dhe të ketë dëshmi të pastër penaliteti.”, u shpreh administratori i OSHEE Group Enea Karakaçi.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Blendian Dalipi, u shpreh se lexuesit e matësve elektrikë do të hedhin në mënyrë manuale të dhënat përmes aparatit PDA. Ky aparat është i lidhur online dhe të dhënat transmetohen në qendër, ku stafi proceson hedhjen e të dhënave dhe printon faturat.

Nga ana e OSSH-së, janë identifikuar të gjithë abonentët që shpenzojnë mesatarisht nën 700 dhe mbi 700 kilovat-orë energji në muaj.

“Pika delikate është se të gjithë lexuesit duhet të shkojnë fizikisht dhe të lexojnë matësat, dhe asnjë lexim të mos bëhet në mënyrë fiktive. Nëpërmjet aparatit kemi krijuar mundësinë e përcaktimit të vendndodhjes së lexuesit. Në rast se konsumatorët do të kenë ankesa, nëpërmjet aparatit ne verifikojmë nëse lexuesi ka qenë në datën e duhur dhe në momentin që është bërë leximi. Leximi do të kryhet në ciklin 30 ditor”, tha administratori i OSSH-së, Blendian Dalipi.

Faza e parë e përzgjedhjes së lexuesve të rinj do të bëhet më 5 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular