Barcelona nuk ka mëshirë ndaj Valencias. Pasi e mposhti në kampionat me rezultatin 7 me 1, katalanasit, regjistruan mbrëmjen e sotme një tjetër fitore të thellë duke triumfuar me rezultatin 0-5, në duelin e vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Falë këtij suksesi katalanasit e Flik, arritën të siguronin kualifikimin për në gjysmëfinale. Barcelona shënoi plot 4 gola në pjesën e parë.
Tripleta e Torres në minutat 3, 17 dhe 30 si dhe goli i Lopez në minutën e 23-të, bërën që pjesa e parë të mbylleshin me shifrat 0-4. Golin e pestë që “vulosi” fitoren e Barcelonës e shënoi Lamin Jamal në minutën e 59-të.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO