Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar, kanë mbërritur në Pallatin Mbretëror Zarzuela, ku janë pritur nga Mbreti Filipe VI.
Ashtu siç edhe njoftoi një ditë më parë, kreu i qeverisë ndodhet sot në Madrid, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit që do mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.