BallinaKronikeFurgoni përplaset me kamionçinën në Gramsh! Njëri prej shoferëve në gjendje të...

Furgoni përplaset me kamionçinën në Gramsh! Njëri prej shoferëve në gjendje të rëndë

spot_img

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik, rreth orës 14:50, ku është përplasur një furgon me një kamionçinë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar  lëndime të lehta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular