BallinaPolitikeZgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Dorëhiqen krerët e PD në Lezhë dhe...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Dorëhiqen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë, do të jenë pjesë e primareve

spot_img

Kryetari i PD-së në Lezhë, Gjin Gjoni dhe ai i Mirditës, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, për t’u bërë pjesë e procesit të primareve në Partinë Demokratike.

Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala kanë lënë bosh karrigen, për shkak se dorëheqja është detyrim statutor i PD për të gjithë drejtuesit e partisë që duan të maten në primare.

Do të jetë kryesia e PD që pritet të komandojë kryetarët e rinj në Lezhë dhe Mirditë, të cilët do të kenë peshën e organizimit të strukturave për zgjedhjet e 11 Majit.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka qenë i prerë teksa është shprehur se asnjë kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk mund të bëhet pjesë e procesit të primareve.

“Kjo përbën një detyrim statutor, në mënyrë që dega e PD dhe votimi të gjitha të jenë ekuidistante me të gjithë kandidatët. Jo, një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk hyn në primare. Kjo është e prerë është në statut”, ka deklaruar më parë Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular