Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të ushtrojnë të drejtën e votës.
Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.
“Është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vjetët e ardhshme të dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.