Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%.
“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90,68% e tyre, nga gjithsej 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04% apo 789,172 votues nga 1,970,944 nga lista me të drejtë vote”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka krahasuar këto shifra me ato të vitit 2021, kur kishin votuar rreth 46,90%. Ai ka njoftuar se KQZ do të ketë sërish konferencë për media, por për orën ka thënë se do të njoftojnë më vonë.