BallinaKryesoreNumërohen 50.89% e votave në Kosovë/ Kryeson Albin Kurti, PDK forcë e...

Numërohen 50.89% e votave në Kosovë/ Kryeson Albin Kurti, PDK forcë e dytë, e ndjek LDK

spot_img

Deri në orën 21:30 në Kosovë janë numëruar mbi 50 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Screenshot_25

KQZ ka publikuar rezultatet e numërimit të votave, ku janë numëruar 1289 nga 2,533 duke nxjerrë LVV parti të parë, PDK e dyta dhe më pas LDK

Nga kjo përqindje e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 37.5 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës pason në 29.8 për qind, Lidhja Demokratike e treta me 16.29 për qind të votave ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka 7.92 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pas procesimit të 90.68% të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

Siç bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 789 mijë qytetarë.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e shkuara, të drejtën për votë e kishin shfrytëzuar mbi 827 mijë votues.

Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular