Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se ka folur me liderin rus Vladimir Putin në telefon në përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë, tha ai për The Post në një intervistë ekskluzive në bordin e Air Force One të premten.
“Më mirë të mos them”, tha Trump kur u pyet se sa herë kanë folur të dy liderët.
“Putin dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh gjithashtu se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president në 2022.
“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin,” tha ai.
“Biden ishte një turp për kombin tonë”, u shpreh Donald Trump, duke theksuar se ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës.
“Shpresoj të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është shumë e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, u shpreh Donald Trump.