Fisnik Asllani është kryefjala e Elversberg në Bundesligën 2. Sulmuesi shqiptar shënoi dje golin e radhës, që ishte i 11-ti për të në kampionat.
Elvesberg luajti në transfertën e Darmstadt ku fitoi 0-3. Golin e fundit të takimit e shënoi 22-vjeçari që është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
Asllani është i huazuar te Elversberg deri në fundin e sezonit. Kartoni i lojtarit shtatlartë i përket Hofenhajmit në Gjermani.
Goli i Fisnik Asllanit: (VIDEO)