Pas përfundimit të procesit të votimit, mediat në Kosovë kanë publikuar rezultatet e Exit Poll-eve të para.
Sipas EXIT POLL këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Qytetarët e Kosovës patën sot mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore kanë nisin procesin e numërimit të votave.
Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe u mbyllën në oren 19:00.
Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.
Sipas KQZ pjesëmarrja deri në orën 15:00 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë ishte 28.32 për qind.
Pjesëmarrje kjo e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në vitin 2021 pjesëmarrja deri në orën 15: 00 32.32 për qind.