Presidentja Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj, duke votuar paraditen e sotme, për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Vjosa Osmani është parë duke pritur për disa minuta në radhë, në qendrën e votimit, për shkak se para kishte disa qytetarë në moshë që po votonin.
Ajo i ka respektuar, duke pritur në radhë. Gjatë pritjes ajo ka zhviluar bisedime me qytetarët që ishin aty.
Kujtojmë se për zgjedhjet në Kosovë, në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.