Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të diel nga familjarët e tij në fshatin Turan të Korçës. Burime për News 24 bëjnë me dije se 44-vjeçari u gjet i pajetë familjaret i vetë varur në stallën e bagëtive shumë afër me banesën.
Policia bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.