Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po shkon drejt pavarësisë energjitike. Këtë mëngjes, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet nga një burim energjie diellore në zonën e Devollit.
Ky burim -thekson kryeministri Edi Rama – i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/energj.jpg)