BallinaAktualitetParashikimi i motit/Kthjellime dhe vranësira të pakta, temperatura deri në 12 gradë...

Parashikimi i motit/Kthjellime dhe vranësira të pakta, temperatura deri në 12 gradë C

spot_img

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor, ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular