BallinaBotaTrump njofton vendosjen e tarifave prej 25% për importet e çelikut dhe...

Trump njofton vendosjen e tarifave prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit nga të gjitha vendet

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do tënvendosë tarifa 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, një tjetër përshkallëzim i madh në politikën e tij tregtare.

Duke folur para gazetarëve në “Air Force One”, Trump, tha gjithashtu se do të shpallte tarifat të martën ose të mërkurën, të cilat do të hynin në fuqi pothuajse menjëherë.

Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin gjatë mandatit të tij të parë, por më vonë dha kuota pa taksa për disa partnerë tregtarë, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu gjatë fluturimit me aeroplanin presidencial, Trump deklaroi se është i përkushtuar për blerjen dhe vendosjen e Rripit të Gazës nën pronësinë amerikane, duke vënë në dukje se mund t’u japë pjesë të kësaj enklavë palestineze shteteve të tjera të Lindjes së Mesme për të ndihmuar në rindërtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular