Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
![WhatsApp Image 2025-02-10 at 02.12.09](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-10-at-02.12.09.jpeg)
Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka shprehur përgëzimet e tij për Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosjen, duke theksuar se kjo fitore është një “shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore”.
“Fitore me zemër cep më cep Kosovës! Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore”, ka shkruar Mexhiti.
Ai gjithashtu ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për nivelin e lartë të vetëdijes që ata treguan gjatë procesit zgjedhor, si dhe institucionet e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.
“Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar ai.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/mexh-1024x483.jpg)