Mbrëmjen e djeshme në orën 17:00, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar dhe aleatët politikë për të prezantuar një pjesë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Njeri prej tyre është dhe Prel Dedaj prezantuar per qarkun Lezhe, një personalitet që do ti bënte nder zonës për profilin që ka. Zoti Dedaj është një demokrat qëndrestar, një ndër ata që ka dhënë shumë për të djathtën duke mos patur qëllim përfitimin. Asnjëherë nuk është pajtuar më padrejtësitë, ka qenë kundër politikës së asgjësë, kundër unit në politikë dhe e ka thënë fjalën e tij pa droje pa u trembur për pasojat që mund të kishte në stilin e të bërit politikë në Shqipërinë postkomuniste me mentalitet komunist. Prel Dedaj është larguar nga Shqipëria pas vitit 1997 duke ndërtuar një jetë të suksesshme në SHBA vendit e lirisë dhe demokracisë, vendin e mundësisë për të spikatur ku je i zoti. Prel Dedaj formoi dhe degën e PD në Nju York. Duke qenë se ka ende për të dhënë për vendin e tij, Prel Dedaj pa pranuar ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar për Demokratët Euroatlantikë nën partinë Koalicioni Euroatlantikë të drejtuar nga Endri Hasa ku pritet ti bashkohen dhe disa parti të tjera drejt zgjedhjeve të 11 majit. Lista Basha pritet të ketë një sukses të padiskutueshëm në këto zgjedhje për profilin e kandidatëve duke qenë njerëz me vlera, pa asnjë cen në të shkuarën e tyre.