Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën, e cila një ditë më parë prezantoi drejtuesin e fushatës së PD, konsulentin që ka punuar edhe me presidentit e SHBA-ve Donald Trump.
Rama e quajti opozitën si adoleshente qe mastrubohet me foton e nje aktoreje.
Kreu i qeverise tha se konsulentet ate pune kanë, duke e konsideruar Chris LaCivita si turist.
“Dje patëm një zhvillim interesant besoj unë, i cili meriton të komentohet duke e filluar nga një fakt shumë interesant sepse trampistet e vetëshpallur të tillë të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv si adoleshentë që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje.
Konsulentët atë punë kanë, unë numëroj turistë kur dikush tjetër tregon konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”, tha Rama.