BallinaOP EDPolitika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un

spot_img

Nga Taulanda Jupi
Arrestimi i Erion Veliajt nga SPAK është përgjigjja më e hidhur që institucioni më i besuar nga shqiptarët u dha të gjithë të akuzuarve që hedhin baltë çdo ditë mbi të.

Të trishtuarit e parë të këtij veprimi rrufe të SPAK ishin, për fatin e keq të saj, politikanët e opozitës së vjetër. Asnjëri prej tyre nuk e përgëzoi arrestimin e Veliajt. Të gjithë u kapën pas fijes së propagandës së kashtës, me teori konspirative të dala boje.
Të gjithë këta vijnë nga vizitat e përjavshme apo të përdyjavshme në zyrat e prokurorëve të SPAK. Bashkëpunëtorët i kanë të përbashkët. Armikun e kanë të përbashkët. Kanë të njëjtin hall dhe janë në të njëjtin krah: në kalanë e tranzicionit, duke u përpjekur t’i rezistojnë rrethimit ndërkombëtar.

Siç po duken bathët e priftit, është e afërt dita kur ‘opozita’ të thërrasë protesta për Erion Veliajn. Akoma më të paktë do të jenë të djathtët që do t’i shkojnë pas. Me Edi Ramën vjedhin Shqipërinë. Me Sali Berishën i bëjnë avokati vjedhjes.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh. Fillimi i këtij ndryshimi është ndarja nga politika e tranzicionit të përjetshëm, ku e gjithë politika është në skenë duke gënjyer ndërsa në prapaskenë duke vjedhur, ndërsa shqiptari i thjesht është spektator i uritur dhe i pafuqishëm.

Ndryshimin nuk e sjellin njerëzit që hyjnë në politikë të babëzitur dhe nuk dalin kurrë prej saj. Cilido politikan që sot nuk gjen fuqi as fytyrë të përgëzojë dhe ta falënderojë SPAK-un, nuk i duhet Shqipërisë në epokën post-tranzicion. 35 vite në pushtet, e kanë shndërruar Shqipërinë në një burg prej të cilit të gjithë përpiqen të ikin.

Ndryshimi që i duhet Shqipërisë është ndryshimi i drejtimit të vendit nga pushteti i pakicës tek qeveria e shumicës së shqiptarëve. Shqipëria do të ketë ndryshuar kur njerëzit të mos duan të largohen prej saj. Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që nuk i kanë ndotur duart dhe zemrat e tyre me hajninë e tranzicionit. Kjo shumicë shqiptarësh ka sot kurajo dhe dëshirë të përgëzojë dhe mbështesë punën e SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular