BallinaPolitikeReagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK, ora...

Reagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron

spot_img

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt.

Basha shkruan se arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.

“Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK. Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.

Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare. Ora e drejtësisë po afron”, shkruan Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular