Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri, ka reaguar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke thënë se Edi Rama dhe Sali Berisha u bën sërish bashkë për një marrëveshje që, sipas saj, cenon të drejtat e votuesve të opozitës.
Sipas Pampurit, Berisha ka hedhur poshtë premtimin për t’u mundësuar emigrantëve votimin me dokumentet e vendeve të BE-së dhe SHBA-së. Ajo e konsideron këtë veprim si një dorëzim të pushtetit nga Berisha te Rama, për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta kundër SPAK-ut.
Reagimi i plotë i Oriola Pampurit:
Maskat ranë serish sot për këdo që ende nuk e sheh realitetin. Rama- Berisha u bene sërish bashkë për ndryshime në kodin zgjedhor duke hedhur ne kosh përbetimet e këtij të fundit se do tu mundësonte emigrantëve të votonin me dokumentet e vendeve të BE dhe SHBA.
Pra sipas deklarimeve të Berishës votuesit e opozitës nuk do të kenë mundësi të votojnë në këto zgjedhje.
Sot dyshen e vjetër e bashkon me shumë se asnjëherë lufta kundër SPAK, për hir të së cilës Sali Berisha është gati ti dorëzojë pushtetin në tavolinë Edi Ramës.