Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.
Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa persona të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të menaxhuar situatën, teksa aksi Lezhë-Shëngjin është bllokuar.