BallinaAktualitetArrestimi i Veliajt, reagon BE: Po ndjekim nga afër zhvillimet! Të mos...

Arrestimi i Veliajt, reagon BE: Po ndjekim nga afër zhvillimet! Të mos bëhet presion i padrejtë mbi SPAK!

spot_img

Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas hetimit dhe debatit që po zhvillohet pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një prononcim për News24, BE thekson se po ndjek nga afër zhvillimet për hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që në mesazhin e zëdhënësit së delegacionit të BE në Tiranë theksohet se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa ndërhyrje politike.

“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.”- shprehet zedhenesi i KE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular