Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, Helena Kadare ka shkuar sot në ambientet e SPAK. Sikurse duket në videot e siguruara nga gazetarët, Helena duket teksa është larguar nga ambientet e Prokurorisë në praninë e dy personave të tjerë.
Mësohet se Kadare është paraqitur aty për të marrë pjesë në seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Kemi ardhur të marrim pjesë te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë”, u shpreh ajo. Por megjithatë, bashkëshortja e Kadaresë nuk është lejuar të futet në seancë.