BallinaPolitikeBasha e prezantoi si kandidat për deputet/Reagon Blerim Kuqja: Apeli për qytetarët...

Basha e prezantoi si kandidat për deputet/Reagon Blerim Kuqja: Apeli për qytetarët e Dumresë dhe Elbasanit

spot_img

Nga Blerim Kuqja
Të nderuar qytetarë të Qarkut Elbasan
Të dashur qytetarë të Dumresë,
Po ju drejtohem me këtë deklaratë pasi Kryesia e Partisë Demokratike Euroatlatike ka miratuar emrin tim për kandidimin si deputet në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë më datën 11 Maj 2025.

Eshtë një privilegj për mua dhe njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe ndaj qytetarëve për të qenë zëri I tyre dhe për ti përfaqesuar ata denjësisht.

Gjatë këtyre viteve si perfaqësues në Këshillin bashkiak Belsh jam hasur me shumë padrejtësi, me projekte të dështuara, dhe më një administratë dhe institucione thellësisht të korruptuara dhe ne nuk kemi heshtur por I kemi denoncuar dhe arritur tju sigurojme sadopak nje lehtësim për qytetarët

Dumreja është një krahinë e pasur, jo vetëm me burime natyrore, por mbi të gjitha me njerëz të ndershëm dhe të palodhur, të cilët çdo ditë punojnë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Por le ta themi hapur: Dumreja nuk ka marrë kurrë atë që meriton.

Të gjithë e shohim atë se çfarë po ndodh ku një klasë politike e dështuar po keqqeveris dhe kjo në kurriz të shumë qytetarëve të Elbasanit dhe të Dumresë. Të rinj që braktisin vendin, femerë të lënë në mëshirë të fatit, rrugë të pashtruara, fshatra të braktisur.

Kjo është e padrejtë. Dhe unë, sot, jam këtu dhe ndjej përgjegjësinë për të ndryshuar këtë realitet

Kandidimi im është i bazuar në parimet e demokracisë, transparencës dhe drejtësisë sociale. Do të angazhohem për një politikë të hapur, duke dëgjuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe duke sjellë zgjidhje konkrete për problemet e tyre.

Jam i gatshëm të punoj fort çdo ditë për përfaqësimin e çdo qytetari dhe për të siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvend.

Shpresoj dhe jam I sigurt që me mbështetjen tuaj, të mund të kontribuoj për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.

Dua të falenderoj familjen time e cila ka qenë mbështetëse shumë e madhe, Kryesine e Partisë Demokratike Euroatlantike, gjithashtu dua të falenderoj miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi të cilët më kanë përkrahur në këtë rrugëtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular