BallinaOP EDBiznesmeni Fatmir Bektashi si urë lidhëse mes Lalit dhe Doktorit!

Biznesmeni Fatmir Bektashi si urë lidhëse mes Lalit dhe Doktorit!

spot_img

Nga Ermal Peçi
Para 2 muajsh isha i ftuar në A2 CNN nga kolegia Denisa Pasholli për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe se çfarë po ndodh me dosjet e bujshme në SPAK. Kur u pyeta për Veliajn, thashë se; fati i Veliajt kalon nga dyert e SPAK dhe kështu ndodhi ditën e sotme.

Me kërkesë të SPAK, agjentët e BKH-së lexuan masën e arrestit me burg për “shitësin e fiqve”, i cili drejton Bashkinë e Tiranës. Një prej arrestimeve më të bujshme në politikën shqiptare, i cili “tund themelet” e PS kur në fakt nga një pjesë e konsiderueshme e analistëve dhe njerëzve të politikës, Veliaj ishte kryetari në hije i PS-së pas largimit të Ramës.

Në gjithë këtë zhurmë të madhe që u krijua, SPAK doli dhe zbardhi akuzat për të bërë të ditur se për çfarë akuzon Erion Veliajn dhe që shqiptarët të kuptonin se bashkëshortja e “njeriut të fiqve” kishte shpenzuar 1 miliard lekë në blerje online dhe aksesorë.

Në të gjithë këtë pasqyrim të dosjes së Veliaj të përfshirë ishin edhe biznesmenë të ndërtimit por jo vetëm kaq. Njerëz të fuqishëm ekonomikisht, të cilët gjatë rrugëtimit të tyre kishim lidhje me Metën dhe me Berishën.

Fatmir Bektashi është një nga 5 biznesmenët, të cilët i është caktuar masa për detyrim paraqitje nga SPAK. Bektashi është një prej emrave, i cili ka dalë edhe tek dosja Partizani, e cila përsëri po hetohet nga SPAK ku është i përfshirë dhe Sali Berisha.

Deri sa të ketë një vendim përfundimtar secili prej këtyre presupozohet i pafajshëm, por pyetja që duhet të ngrihet në opinionin publik është se si ka mundësi që bizmesmenë, të cilët kanë punuar me Berishën tani punojnë edhe me Veliajn?

Si ka mundësi që lejet e ndërtimit i marrin njerëz, të cilët fijet i kanë me Berishën dhe Metën?

Koha do të tregojë se kush e shiti opozitën për disa kulla në mes të Tiranës por ajo që njerëzit shikojnë sot është që Bektashi është ura lidhëse mes Veliajt dhe Berishës.
Ndërsa ura lidhëse e Berishës me Veliajt janë sulmet të cilët kanë filluar t’i bëjnë SPAK-ut. Tashmë Veliaj ka nisur të sulmojë “kolegët” e tij të SPAK kurse Berisha premton që do e çmontojë SPAK-un. Se realisht përveç lidhjes që këta kanë nëpërmjet biznesmenëve dhe lejeve të ndërtimit që ndajnë, ata i bashkon edhe lufta kundër SPAK-ut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular