BallinaAktualitetDeklaratat ndaj SPAK, reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i...

Deklaratat ndaj SPAK, reagon KLP: Të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve

spot_img

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka reaguar pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Sali Berisha, ndaj SPAK, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

KLP ka riktheksuar mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se edhe më herët një reagim pati edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke thënë se ka ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra nga aktorët politikë dhe jo vetëm, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, Këshilli u bën thirrje të gjithë aktorëve të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cënojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit dhe se pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, deklaron KLGJ.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular