Nga Bujar Leskaj
Bashkëdrejtuesi i i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe bashkë-menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2024. Ai luajti një rol kyç në formësimin e strategjisë, për një nga garat më të ndjekura në botë.
Një strateg politik me përvojë, i njohur si për hartimin, ashtu edhe për ekzekutimin e fushatave të suksesshme, zoti LaCivita ka ndërtuar një karrierë të shquar, që përfshin mbi tre dekada kontribute në politikën e Partisë Republikane amerikane.
Gjatë gjithë karrierës së tij, LaCivita ka qenë pjesë përbërëse e disa fushatave politike të profilit të lartë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të senatorit republikan amerikan Rand Paul në 2016 dhe fushatës së rizgjedhjes së senatorit Ron Johnson në 2022.
Veçanërisht, zoti LaCivita luajti një rol kryesor në riorganizimin e Komitetit Kombëtar Republikan në SHBA, si Shef i Shtabit, duke drejtuar një Konventë Kombëtare të Partisë Republikane (RNC) tejet të suksesshme, në verën e vitit 2024. Aktualisht, ai ofron këshilla strategjike dhe menaxhon marrëdhëniet me administratën Trump.
Kuptimi i tij i thellë i evolucionit të Partisë Republikane Amerikane ofron një kontekst historik për analizimin e fushatave zgjedhore dhe vendosjen e pritshmërive për zhvillimet e ardhshme politike të një vendi në tranzicion.
Aftësia e tij për të analizuar gjendjen e vendit, për të interpretuar të dhënat e sondazheve dhe për të parashikuar ndryshime radikale politike, do te kombinohet me njohuritë e tij në planet e Prof. Dr. Sali Berishes, për të çrrënjosur Sorosianizmin tek ne, si dhe korrupsionin galopant të sektit Rama në qeverisje e Shqipërisë, duke u kthyer shpresën dhe përgatitur një program reformues të thellë për qytetarët e thjeshtë.
Partia Demokratike, pasi i mbijetoi përçarjes dhe presioneve të jashtëzakonsyhme të autokratit Rama, po kalon nga qendresa e fortë, në thurjen dhe formatimin e aspiratave për fitore.
Zoti LaCivita do të bashkëdrejtojë fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 në Shqipëri, në një terren shumë të vështirë, të deformuar nga financimet e paligjshme ala-sorosiane të sektit Rama në të gjitha poret e jetës shoqërore dhe politike shqiptare, si dhe përballë një armate okulte patronazhistësh.
Si interepretues mjeshtëror i mesazheve të medias tradicionale dhe online ndaj pritshmërive të qytetarit të thjeshtë, bashkëdrejtuesi i fushatës së Presidentit Trump do ta ndihmojë në mënyrë efektive Partinë Demokratike dhe liderin e saj të përcjellin mesazhet e duhura dhe të prezantojnë programin e duhur zgjedhor, përpara qytetarëve të zhgënjyer keqazi nga 12 vite qeverisje të papërgjegjshme dhe korruptive të Ramës.
Njëkohësisht, Zoti LaCivita do të prezantojë Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj në dritën e vërtetë, përpara administratës së re Trump 2.0, duke siguruar mbështetjen e duhur amerikane, larg lenteve dhe deformimeve të kryesorosianëve të administratës së vjetër Biden.
![May be an image of 2 people and text that says 'e b S OPGZI'](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/477154224_1174942084632545_8980597747270861046_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_ohc=DBiy5rhS2moQ7kNvgFjOjh1&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&_nc_gid=AFrRlgzG1yep5wRxmKOzhpX&oh=00_AYCJ7Dkqd7xYRfBKKysJ_Yxh3G_mT6IzSyUmhC3eFV3wrw&oe=67B2AB43)