BallinaOP EDMajtas dhe djathtas, të gjithë inkoherentë me SPAK

Majtas dhe djathtas, të gjithë inkoherentë me SPAK

spot_img

Ervis Iljazaj

Arrestimi i Erion Veliaj nxori në pah të gjithë inkoherencë politike të partive në raport me SPAK. Partia Socialiste që deri dje krenohej se ajo kishte ndërtuar një drejtësi të pavarur, sot nëpërmjet kryetarit të saj ka sulmuar hapur SPAK. Goditja ishte aq e madhe, kostoja politike gjithashtu, saqë PS doli hapur kundër tij. Nga ana tjetër Partia Demokratike është në krizë të qëndrimeve të saj në raport me strukturën e posaçme. Të gjithë ata që mendonin se SPAK ishte një vegël në duart e Ramës, qoftë në politikë apo në media, sot duhet të kafshojnë gjuhën.

Aq në vështirësi është Partia Demokratike, sa që në tre ditë ka dhënë 3 versione të ndryshme. Njëherë thonë që Erion Veliaj e ka arrestuar Rama për të sfumuar ardhjen e drejtuesit të fushatës së Trump në Partinë Demokratike. Një qëndrim sa absurd, qesharak, aq edhe anti-elektoral. Pastaj thanë se SPAK është organizatë kriminale, por brenda asaj ka prokurorë dhe gjykatës kurajozë. Sot Sali Berisha doli me tezën se Erion Veliaj ishte çmimi qe Edi Rama duhet të paguante për Olsin. Duket qartë se PD është në vështirësi të plotë dhe inkoherencë, gjë e cila i ul pikë dhe e bën të pabesueshme në sytë e opinionit publik.

Ajo që nuk guxon PD të bëjë është të legjitimojë strukturën e posaçme pasi kryetari i saj ka një konflikt interesi me të. Prandaj nxjerrin lloj-lloj tezash dhe qëndrimesh në raport me SPAK.

Gjithsesi ajo që doli në pah sot dhe që është e qartë si drita e diellit, është fakti që asnjë nga palët politike nuk e do SPAK. PD e ka patur këtë qëndrim prej kohësh publikisht, madje e ka dhe premtim elektoral, që nëse vjen në pushtet do ta çmontojë këtë strukturë. Ndërsa PS, deri më sot e ka mbështetur publikisht, por nën rrogoz ka bërë çmos që ta pengojë. Megjithatë edhe PS sot doli hapur kundër tij.

Kështu që, nga dita e sotme Edi Rama mendon njësoj si Sali Berisha për SPAK. Prandaj nuk është çudi që në të ardhmen të bëhen bashkë kundër kësaj strukture, në mos janë bërë që tani. Tashmë në Shqipëri nuk ka më një betejë politike midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, por midis klasws sw vjetwr politike në tërësi dhe SPAK. Është e qartë që SPAK është kthyer në një pengesë të madhe të pushtetit, dhe ky i fundit do të bëjë çmos që ta shbëjë këtë pengesë.

Ky realitet i ri ka bërë që dikotomia politike në Shqipëri të jetë: pro SPAK ose kundër tij. Sot politika shqiptare nuk ndahet më midis të majtës dhe të djathtës, por ata që mbështesin SPAK dhe ata që e sulmojnë atë. Jo më kot, pro SPAK ka politikanë nga të dyja krahët, si nga opozita ashtu edhe pozita. Ashtu sikurse nga ata që e kritikojnë nga të dyja krahët. Sepse problemi më i madh i shumicës së politikës sot është pikërisht rënia në rrjetën e drejtësisë. E për këtë arsye gjuha kundër tij sa vjen e bëhet më e ashpër.

Sot mbështetja ndaj SPAK ose jo mund të konsiderohet edhe si një platformë politike ku palët do ta përdorin në fushatën elektorale, në zgjedhjet e ardhshme. E vërteta është se politika shqiptare ka kohë që nuk ka një ndarje më të madhe se sa ajo në raport me institucionin e ri të drejtësisë.

Aq i madh ka qenë ndikimi i tij në jetën publike, saqë edhe ata që merren me gazetari apo ata që bëjnë debate publike në emisione televizive ndahen më së shumti pikërisht te aktiviteti i SPAK. Ka nga ata që besojnë te puna e tij, ka dhe nga ata që e konsiderojnë atë si një organ të kapur nga qeveria.

Sigurisht të zhvillosh një betejë të bazuar mbi drejtësinë dhe mbështetjen ndaj saj ose jo përbën një çështje të rëndësishme politike dhe palët mund të ndahen.

Problemi qëndron, ose më saktë e veçanta qëndron te fakti se kjo betejë nuk zhvillohet midis dy poleve politike. Por zhvillohet në aleanca shumë-ngjyrëshe politike. Ka aleanca të politikës së majtë dhe të djathtë që e kritikojnë SPAK dhe aleanca të majta dhe të djathta që e mbështesin atë. Si të thuash, mbështetja ose sulmi ndaj tij nuk ka ngjyra politike.

Është një ndarje trasversale, pa dallim bindjesh politike. Megjithatë, deri më sot SPAK një betejë e ka fituar. Ka fituar mbështetjen e qytetarëve shqiptarë ku e mbështesin 70 për qind e tyre. Nuk dihet nëse do të fitojë edhe betejën me politikën , edhe pse duket shumë e vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular