BallinaAktualitetMarrëdhëniet shqiptaro – greke, ACGG dhe ELIAMEP publikojnë sondazhet

Marrëdhëniet shqiptaro – greke, ACGG dhe ELIAMEP publikojnë sondazhet

spot_img

Sot paradite, në prezencën e ekspertëve dhe medias janë publikuar rezultatet e Sondazhit mbi marrëdhëniet Shqiptaro – Greke, të realizuar nga ACGG (Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë) në nëntor 2024 me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë. Gjithashtu, bashkë me këtë raport, u paraqitën të dhënat e sondazhit të realizuar në Greqi nga ELIAMEP me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Athinë. Të dyja sondazhet, kanë sjellë opinionin e popujve të të dyja vendeve mbi vlerësimin reciprok që ata kanë për njëri – tjetrin, për marrëdhëniet mes dy shteteve si dhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Në emër të KAS – Albania, aktivitetin dhe realizimin e këtij projekti e përshëndeti Drejtori i tij, Dr. Thomas Kunze dhe Drejtori i KAS për Greqinë, z. Marian Wendt. Të dy përfaqësuesit e KAS theksuan rëndësinë e studimeve të tilla, të cilat ndihmojnë popujt dhe qeveritë e të dyja vendeve fqinje për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin si dhe për të zgjeruar më tej bashkëpunimin europianist të fqinjësisë së mirë. Ata thane se është shumë i rëndësishëm fakti, që nga të dyja sondazhet duket qartë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë pozitive dhe se perspektiva e këtyre marrëdhënieve duket e mirë dhe e qëndrueshme.   

Në emër të ACGG, të dhënat e sondazhit i paraqiti  Drejtori i tij, z. Arben Çejku. Duke falenderuar KAS për mbështetjen dhe partneritetin e ngushtë në realizimin e këtij projekti, ai tha se të dhënat e përgjithshme të raportit tregojnë një frymë pozitive të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe një qasje po aq pozitive të popujve për njëri – tjetrin. Ai tha se, për herë të parë u realizua një studim i tillë për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, të analizuara nga këndvështrimi grek për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe anasjelltas, të vlerësuara nga këndvështrimi shqiptar për grekët dhe Greqinë. Ai sqaroi se pyetsori i këtij sondazhi ka ngjashmëri me atë që ELIAMEP ka përdorur në Greqi, sepse është synuar që për të njëjtat tema dhe probleme, të kishte vlerësime të pavarura nga të dyja anët e kufirit. Një metodologji e tillë studimi, tha ai, do ishte e nevojshme të vijojë jo vetëm me Greqinë, por të realizohet edhe me vende të tjera fqinje. Kjo formë kërkimi dhe analizat që vijnë prej saj, do të ishin një ndihmë e madhe për formulimin e politikave më të dobishme nga qeveritë dhe institucionet respektive.

Në emër të KAS dhe ELIAMEP, Sondazhin e realizuar në Greqi për vjeljen e opinionit grek mbi marrëdhëniet Greko – Shqiptare, e paraqiti z. Eleftherios Petropoulos, i cili theksoi, gjithashtu, se është lajm shumë pozitiv, kur shikon se në mazhorancë të madhe, opinioni grek është mbështetës i procesit integrues të Shqipërisë dhe shpreh rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve të mira me Shqipërinë. Më gjerësisht, Sondazhet gjenden në Linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular