Bashkia e Amorgos ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, për shkak të aktivitetit të lartë sizmik.
Amorgos ndodhet afër ishullit të Santorinit në Greqi, i cili që prej 26 janarit është tronditur nga mijëra tërmete.
Ekspertët thonë se janë regjistruar mbi 15,300 tërmete.
Lëkundjet sizmike janë regjistruar në zonën Santorini-Amorgos nga 26 janari deri më 10 shkurt, njoftoi sot Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.