BallinaPolitike“Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar”, Edi Rama për arrestimin e Veliajt:...

“Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar”, Edi Rama për arrestimin e Veliajt: Janë intimiduar persona, dikujt i kanë thënë ‘mirë është të nderosh babanë’

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish sot për arrestimin e Erion Veliajt, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Teksa fliste për procesin ndaj Erion Veliajt, ai tha se ka qenë dëshmitarë sesi janë intimiduar persona të caktuar, dëshmitarë, teksa njërit prej tyre i është thënë se ‘mirë është të nderosh babanë’, pasi ky i fundit punon në shtet.

Rama tha se kjo mënyrë i ka kujtuar kohën e shumë viteve më parë kur vetë atë e kanë arrestuar dhe i kanë thënë se duhej të ndiente turp se po tradhtonte babanë.

“Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë… Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave, janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia, kur jam futur në makinë, jam çuar në një repart a rajon, dhe më është folur për turpin që duhej të ndjeja që po tradhtoja babanë.

Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit…”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular