BallinaRajoni“Qytetarët na e besuan mandatin e ri”- Albin Kurti: Do kujdesemi të...

“Qytetarët na e besuan mandatin e ri”- Albin Kurti: Do kujdesemi të ruhet çdo votë! Puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të padiskutueshme.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët ia kanë besuar Vetëvendosjes mandatin e ri. Ai ka thënë se “do të kujdesen që të ruhet çdo votë”.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep.  Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës.  Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të certifikohen rezultatet.  Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kur janë numëruar votat e rregullta në 99.57 % të vendvotimeve kryeson Vetëvendosje me 40.86 për qind pasuar nga PDK-ja me 22.04 për qind.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular