Pas një seance maratonë në GJKKO që nisi që prej orës 08:30 sot, trupa gjykuese është tërhequr për vendimin që do të marrë për Erion Veliajn dhe personat e tjerë të akuzuar.
Siç duket edhe nga pamjet disa prej biznesmenëve të përfshirë në këtë dosje janë duke pritur në korridoret e GJKKO për vendimin e trupës gjykuese.
![Screenshot_14](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1411.jpg)
Ditën e sotme, që prej orës 08.30 nisi në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masës së sigurimit personal dhënë për 8 të pandehurit e dosjes, ku janë vënë në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Albule.
Bashkë me ta në gjykatë janë edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.
Po ashtu, në GJKKO u paraqit edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”.
Në lidhje me këtë grup që kanë bashkëpunuar në korrupsion dhe pastrim arash, mësohet se është vënë nën hetim dhe deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të cilën është ngritur një akuzë e veçantë prej pjesës tjetër.