BallinaKronikeAksident TRAGJIK në Greqi/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë...

Aksident TRAGJIK në Greqi/ Humb jetën 32-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë kunati i tij

spot_img

Një djalë shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar.

Mediet greke bëjnë me dije se ka humbur jetën 32-vjeçari me origjinë shqiptare Kosta.T, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një 26-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me një mur dhe është përmbysur. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar.

Dy të rinjtë u dërguan fillimisht në Spitalin e Messolongut ku u shpall i vdekur 32-vjeçari Kostas.T. Ndërsa 26-vjeçari është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Kosta.T ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Agrinio. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit të plagosur shtatorin e kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular