Në orën 17:00 të së hënës, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka mbledhur Këshillin Kombëtar dhe aleatët politikë për të prezantuar një pjesë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Një ndër emrat e propozuar për deputet nga demokratët Euroatlantik është edhe Fatmir Gjoçi kryetar i Demokrateve EuroAtlantike Greqi nj demokrat qendrëstar, me një kontribut te jashtëzakonshëm për mbajtjen e degës se PD me seli ne Athine në një nga zonat me te mirat te kryeqytetit helen. Zoti Gjoçi do te kandidoje ne Tirane ku dhe ka premtuar nje takim te rëndësishëm me shqiptaret ne Athine si dhe nje pune te jashtëzakonshme ne Tirane per zgjedhjet e 11 majit.
Fatmir Gjoci është një sipërmarrës i suksesshëm në Athinë të Greqisë, ka mundur që përmes sakrificash dhe ruajtjes së dinjitetit të spikas dukshëm dhe të jetë jo vetëm një punonjës dhe drejtues i mirë atje ku i kanë besuar, por aktualisht edhe një punëdhënës dhe kontribuues për ekonominë greke.
Ai ka kryer punë të mira duke lënë gjurmë shqiptare në Greqinë fqinje. Edhe pse ka mundur të arrijë deri në këtë pikë të suksesit të tij pas kaq vitesh, zotëria me origjinë nga Dibra ka patur gjithnjë kokën nga Shqipëria, por dhe ka qenë edhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Ai ka qenë aktiv si qytetar, por edhe si përfaqësues i politikës shqiptare në tokën helene ku në vitin 2006 është zgjedhur sekretar dhe prej vitit 2013 është kryetar i degës së PD për Greqinë duke mbajtur në këmbë strukturat dhe i organizuar ato sa herë i është dashur për mbrojtjen e çështjeve shqiptare apo dhe aktiviteteve politike. Ka studiuar për ne Fakultetin Ekonomik, dega menaxhim-biznes në Shqipëri si dhe vazhdon Master për Menaxhim Publik në Mitropolitiko Kollegio Athinë.
Quhet Fatmir Gjoci. Është me origjinë nga Lura e Dibrës, rrjedh nga një familje atdhetare, antikomuniste dhe vjen nga një zonë që ka prodhuar histori jo vetëm për Dibrën, por edhe Shqipërinë dhe shqiptarinë. Rënia e sistemit komunist në Shqipëri, djaloshin Fatmir Gjoçi do ta gjente si konviktor në Shkodër duke qenë dëshmitar i rënies së diktaturës dhe revoltave qytetare që ku më mirë se në qytetin më antikomunist mund të ndodhnin. Si një djalë që rridhte nga shtresa të persekutuarish z.Gjoci do të përqafonte shpejt zhvillimet pluraliste duke dhënë personalisht dhe familjarisht kontributin e tij për një Shqipëri më të mirë. Nevoja për një jetesë më të mirë dhe pamundësia për ta gjetur atë në vendin tonë, sikurse qindra mijëra shqiptarë Fatmir Gjoçi do të merrte rrugët e emigracionit. Me energjinë që e karakterizonte Fatmiri do ta niste nga zeroja si shumë shqiptarë një jetë të re duke sakrifikuar dhe punuar me nder mundi të ngrihet dhe të jetë sot një histori suksesi.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/fat.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/fati-2-1024x768.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2025/02/fa2-768x1024.jpg)