Ish kandidati për bashkinë Tiranë ka reaguar përmes një statusi në Facebook për zhvillimet e fundit në vend. Bejko shkruan se tashmë nuk ka më asnjë dilem se dyshja Rama-Berisha janë bashkë kundër SPAK dhe drejtësisë së re.
Postimi i plotë
Nuk ka më asnjë dilemë, dyshja Rama-Berisha kanë dalë hapur kundër SPAK dhe drejtësisë së re.
Tashmë janë konfiguruar qartë dy blloqe: Blloku anti SPAK-që përbëhet nga dyshja Rama-Berisha, dhe Blloku i Qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, viktimat e drejtëpërdrejtë të padrejtësive të kësaj kaste të vjetër politike.
Tani është koha që të krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Spak dhe Drejtësisë së Re. (AQMD)
Kjo aleancë duhet të refuzojë me forcë shpërbërjen e drejtësisë së re, drejtësisë që 75% e shqiptarëve thonë që e duan.
Ndryshe, ta mbyllim gojën dhe t’i nënshtrohemi korrupsionit dhe krimit të politikanëve tanë të ndyrë, hajdutë të pacipë, antishqiptarëve genuinë.
Aleanca Qytetare duhet të jetë tërsisht jo politike, plotësisht qytetare, dhe qartësisht misionare.
Të çohen në këmbë studentët, profesionistët, artizanët, qytetarët me dhe pa punë, intelektualët e pakapur, por mbi të gjithë dhe në ballë të të gjithëve rinia e Shqipërisë.
Ndryshe, pas pak muajsh, kur kasta e ndyrë të na ketë mundur dhe vrarë të sotmen e të ardhmen e fëmijlve tanë, do t’i kemi hak vargjet e Nolit:
Skllevër bij skllevërish/
s’e meritoni/
se liri s’doni!